Free Web Hosting Provider - Web Hosting - E-commerce - High Speed Internet - Free Web Page
Search the Web

Shkolla






  

Revista e shkolles e vitit 2002

Fjala e drejtorit lidhur me historikun e kesaj shkolle

 

 
Inervist e pedagogut te shkolles me disa arsimtare

 

Punimet e arsimtareve!

 

Punimet e nxenesve

HAPAT E MIA TE PARA

Deshira ime per babin

Deshiroj te behem lule

Se vetem atehere

Je ne mesin e tyre

 

Deshiroj te behem engjell

Te vij ne krahet e tu

Thone se je aty

 

Deshiroj te behem hi

Te vij ne hirin tend

Thone se je aty

 

Gjithçka dua te behem

Vetem me ty dua te prehem.

 

Babit tim

 Enderr e kahmotshme

Ishte ajo per ty

Te luftosh per atdheun

Te vdisje per liri.

 

Por ti sot o trim

Jo, nuk ke vdekur

Sot, je ne mesin tone

Ne kenge e ne zemer.

 

Ndaj dhe une o babi

Ty te kujtoj

Dhe te jesh i bindur

Se rrugen tende do ta vazhdoj.

                Etnik Morina KL II1

 

Lulekuqet e Kosoves

Barbaret serb

Hasmet gjakatare

Vrane e masakruan

Pose ishin shqiptare.

 

Çdo gje shqiptare

Ata e sulmonin

Rriten e Kosoves

Pertoke e rrafshonin.

 

Baban, gjyshin e xhaxhin

Jam duke i qare

Kosove, lulekuqe rrite

Me gjak trimash te papare.

                Liridon Hoti KL II­1

Adem Jashari

 Luftoi ne bore e ne shi

Per Kosove e per liri

Bashke me Hamzen tuj luftue

Vendin tone per me çlirue.

 

Kush ia nisi luftes me i pari

Ne Prekaz vellezerit Jashari

Ata luftuan si luaj

Per liri e per vatan.

                Armend Hoxha II1

 

Kosova ime

Kosove, nene e dashur

Per ty sot jetoj

Neser do te krenohem

Per tenden trimeri.

 

Gjaku i trimave

Qe u derdhe me vrull

Me bene trimereshe

Qe te mos trembem kurre.

 

Kosove nene e dashur

Per trimat qe i dhe

Ne sot gezojme lirine

Dhe krenohemi per te.

                Egzona Elshani II1

 

    Skendrbeu

Ka  pasur  trima  te  vertet

Qe  luftuan  per  atdheun  e  vet

Por  prej  tyre  me  i  zoti

Trim  Gjergj  Kastrioti.

 

Ai  luftoi  panderprere

Per liri e per atdhe

Ai çliroi kalane e roberuar

Ai çliroi kalane e shkretuar.

                                Saranda Morina III3

 

Fshati im

Fshati im i bukur

Fshati im i ri

Eshte i ndertuar

Me t’bukura shtepi.

 

Ne mes te fshatit

Gjendet nje shkolle

Qe hijeshon fshatin

Si nusja n’oborre.

                Granit Elshani III1

Kosova

 Kosova ime e dashur

Kosove kreshnike

Sa shume vuajte

Gjithe keto vite.

                Besarta Demiraj IV2

Pranvera ‘99

 Erdhi pranvera

Me plot gjelberime

Ne zemrat e nenave

Solli pikellime.

 

Nena e shkrete

Pret ne dritare

Dhe thote me mall

Biri im pushon ne varre.

                Blerina Kotorri IV2

Trishtimi

Kur me kujtohet ajo dite

Me kaplon trishtimi

Kosoves sone te dashur

Duke i dale tymi.

                Gentiana Hysenaj IV2

Fshati im

Fshati im

O fshat malor

Shume te rinje

Kane rene deshmore.

 

Kane rene deshmore

Me arme ne dore

Per te mbrojtur

Vendin tone.

                Fitim Hodaj IV2

Demir Demiraj

U nis baca Demir

Se ndali dita as nata

Me Mirsadin, Latifin e Lulezimin

 i qelloi granata.

Ishe trim mbi trima

Ishe trim legjendar

Luftove me shoke

Per popullin mbare.

 

Blinera e vogel

te kerkon çdo dite

s’po me sheh o babi

sa shume qe jam rrit.

                Vjollca Gashi III3

 

Kosova jeta ime

Jemi shqiptare

Luftojme per liri

Luftojme per bashkim

Me memen Shqiperi.

                Elmije Voci III3

 

Erdhi pranvera

Erdhi pranvera

Me plot gezime

Qelin lulet

Dhe ka gjelberime.

 

Sa shume e dua

Stinen e pranveres

Sepse ne te

Qelin luleshqerret.

 

Pranveren e dashur

Te gjithe e festojne

E zemra ime e vogel

Mezi pret ta shijoj.

 

Edona Rusi IV1

 

Adem Jashari

O Adem Jashari

Ishe trim i rrale

Luftove per Kosoven

Dhe per popullin shqiptare.

 

Ty populli te do

Se ti  me familje

Derdhe gjakun rreke

Per jeten e sotme.

                Ardit Zeqaj IV1

Mesuesja ime

Mesuesen time

Oh, sa fort e dua

Sepse ajo

Me mesoi mua.

 

Me mesoi ajo

Te shkruaj, te lexoj

Mesuesen time te dashur

Kurre nuk e harroj.

                Adeline Bugari IV1

Ndarja

Mesuese e dashur

Sa shume te dua

Prindi i dyte

Ti je per mua.

 

E shtatori po vjen

Mesuese e dashur

Po ndahesh nga ne

Po merre klase te re.

 

Lamtumire mesuese

Te dua per jete

Te uroj lumturi

Dhe fat ne jete!

                Arbnore Ugraj IV­2

               

Ekrem Rexha-Drini

Komandant Drini

Trim i paharruar

Balle per balle me armikun

Ai ka luftuar.

 

Ne ditet e lirise

E vrau dora e tradhtise

 

Kete trim

Kurre s’do ta harrojme

Varrin e tij gjithmone

Me lule do ta zbukurojme.

                Shqipe Voci V1

 

Shkolla jone

Shkolla jone quhet “Dituri”

Na meson shume gjera qe s,di,

Na meson vjersha e tregime

Na meson kenge e vallezime.

 

Shkollen tone

Shume e adhurojme,

Me rregull shkojme

Dhe shume mesojme.

 

Liridona Musaj kl V3

 

Nena ime

Nena ime me do shume

M’I perkedhele floket ne gjume

Une nenen e kam drite

Edhe ajo me ka rrite,

Me ka rrite dhe me ndihmon

Çdo gje qe me mungon.

 

Argjend Musaj kl V2

 

Pranvera

Te dua pranvere

Me te bukurin emer,

Te dua me shpirt,

Te dua me zemer.

 

Pranvere e dashur

Sa fort te dua,

Ti je stina

Me e dashur per mua.

 

Ti je e gjelberuar

Qoshe me qoshe,

Per mua je

Nje bukuroshe.

 

Arianit Manxhuka kl V 2

 

 

 

Mesueses, Lirije Berisha

Sot jam ne vuajtje

Sot jam ne merzi,

Se ma kane vrare

Mesuesen Liri.

 

Lajm me te hidhur

Nuk kam pase ne jete,

Kur me thane

Mesuesja te ka vdeke.

 

Mesuesja Lirie

Kurre s’do te harroj,

Gjothmone vjersha

Ty do te kushtoj.

 

Pajtesa sellaj kl V3

 

Mesueses

Mesuese ke qene

Nga te gjithe e dalluar,

Por korbat e zi

Te vrane e masakruan.

 

Na mesove shume dituri

Te shkruajme, te lexojme

E shume njohuri.

 

Fitore Ugraj kl V3

 

7 Marsi

Te uroj 7 Marsin

mesuesja ime,

me nje lule te bukur

te uroj shume gezime.

 

Pajtim Bugari kl V1

 

Kujtoj babagjyshin dhe dajen

Nje dite mora

Nje lajm te rend,

Me thane babagjyshin

Dhe dajen ta kane vrare.

 

Babagjyshin ma dogjen

Per se gjalli, shtepin se leshoi

Dajen ma vrane ne Koshare

Ne betejat kosovare.

 

Dogjen, shkrumuan

Fshatra te tere,

Lavdi u qofte

Deshmoreve te rene.

 

Filloreta Bylykbashi kl V3

 

Libri im

Sa e dua

Librin tim

Sepse ai me jep

Shume dituri.

 

Mesoj vjersha

E mesime

Mesoj perralla

E tregime.

 

Adelina Hoti kl V2

 

Kosova

Kosove heroike,

Kosove krenare,

Balle per balle luftove

Me ushtrine barbare.

 

Mirjeta Gashi kl V2

 

Mergimi

Dora e babit me shtrengoi

Ne mergim ate dite qe shkoi,

Syri im I gjore veshtroi

E pyes mamin, pse shkon?

 

Me lot qan syri I mamit

Dhe mua me jep ngushellim,

Shpejt do te kthehet babi

Dhe shtepia do mbushte gezim.

 

Edon Bugari kl V1

 

 

Deri kur keshtu

Thote nenelokja plak

Para deres se shtepise

Askush nuk me ka mbetur

Perpos ky femije.

 

Pyet ky vogelush

Ku e kam babane

A gjendet ne burg

A ne lufte ma vrane.

 

Deri sa te gjithe te burgosurit

Nuk kthehen ne shtepi

Le ta dije çdokush

Se kjo nuk eshte liri.

                Arberije Reshitaj VI2

Deshmori

19 Gushti u shpall dite zie

se ne ate dite

ra nje martire lirie.

 

Ne fushen e betejes

Trimi e dha jeten

Per liri te Kosoves.

 

Na e vrane Bekimin

Qe e deshi lirine

Dhe gjer ne fymen e fundit

E kerkoi lirine.

 

Mbahu moj nene

Si shkemb graniti

Se nuk eshte Bekimi

Vetem bir i yti.

                Arlinda Bekteshi VI2

 

Drenica

Drenice te shkrumuan

Por nuk te gjunezuan

Qendrove ne kembe

Qe ne sot te rrojme.

 

Shtepite t’i dogjen

Femijet t’i vrane

Por emrin Drenice

Krenare sot mban.

                Kushtrim Elshani VI1

 

Kosova eshte jona

Pse na ndave moj Serbi

Na dergove ne Shqiperi

Na vatrat tona na largove

Pleq, gra e femije i masakrove.

                Atdhe Elshani VI1

 

Jetimi

Une quhem Blediana

Jemi kater motra sikur kater Zana

Prind s’kemi e ku te ngrohemi

E pa vella ku te strehohemi?

 

Prind e kemi mesuesin

Qe shqip na meson

Strehim e kemi atdheun

Te lire ne te jetojme.

 

Çdo dite vjen pranvera

Lulet çelin behar

Me te bukurat me arome

Ja sjell babit ne lapidar.

                Leutrim Demiraj VI1

7 Marsi

disa lule te bukura

me deshire i zgjodha

urime 7 Marsin

mesueses ia dhurova.

 

Me pershendeti

Me gezime

Me uroi

Suksese ne mesime.

 

E falenderova

Dhe asaj i thashe

Duke e uruar

Jete te lumtur paç.

                Besire Bajraktari VI1

 

 

 

Dites se shkolles

10 Prilli, te dashur nxenes

eshte dita e diturise sone

kete dite e kremtojme

per nder te shkolles one.

 

Eshte dite kremtimi

Per ABC-ne e gjuhes sone

Eshte dite nderimi

Per mesuesit tone.

 

Prandaj jemi mbledhur

Se bashku te festojme

10 Prillin e bukur

te lumturise sone.

 

Me plot gaz ne fytyre

Jemi ketu te gjithe tok

Shenojme Diten e Shkolles

Diten e drites sone.

 

                Ymer Kushaj KL VIII1

 

Dukagjinit tim

Dukagjini im

Dukagjin i bukur

Dukagjin trim

Ti ke pare shume

Kur gjaku rrodhi lume.

 

Ah, ajo dore barbare

Qe s’njohu meshire

Te mbyse e te masakroje

Femije, gra, e pleq

 Ne moshen me te mire.

 

                Kaltrina Mamaj VIII­1

 

Enderroj te behem…

Enderroj te behem mjeke

Qe te shpetoj te semuret per vdekje.

 

Enderroj te behem shkrimtare

Qe te shkruaj tregime, poezi dheAbetare.

 

Enderroj te behem pilote

Ee te shetise neper qiejt e kesaj bote.

 

                Populli im liridashes

Zeri i popullit tone te shkrete

Eshte zeri i popullit liridashes.

 

Te gjithe ata qe rane per kete dhe

Nuk do te vdesin por do te rrojne me ne.

 

 Ardhja e Skenderbeut ne Kosove

Per ardhjen e tij ne Kosove

U mbush i gjith sheshi

Trim Skenderbe

Me fat kryeqyteti!

 

                Valbona Rusi VIII1

 

Ne Kosove erdhi Skenderbeu

Sa e shtrenjte  kjo dite

Qe mezi e prisja

Te vije Skenderbeu

Te vellezerit e tija.

 

Ishte dite e lumtur

Edhe qielli buzeqeshi

A sheh o Skenderbe

Qe tere Kosova ka dalur te sheshi.

 

Ishe larg qe gjashte shekuj

Por per ne nuk ishe i vdekur

Per ne ishe i gjalle

Per luften qe bere balle per balle.

 

Qendroj praen monumentit

Mendja me fluturon te historia:

Oraniku, Kruja, Vajkali

Torviolli, Berati dhe Sfetigradi.

               

Akile Krasniqi KL VIII1

 

Deshmoreve te lirise

Gjemoi mali ate dite

Qielli seç u nxi

Dy trima, dy vellezer

Rane per liri.

 

U vra Avniu

U vra Sinani

Gjaku i tyre

I qofte fale vatanit.

 

Rrezarta Hodaj VIII1

 

Kosoves

Kosove heroike

Kosove legjendare

Armikut barbare

Topin ia kalle.

 

Kosove kreshnike

Kosove bujare

Luftove me armikun

Ne çdo toke shqiptare.

 

Kosove luftove

Imja trimereshe

Luftove me armikun

Ti si burrereshe.

 

Luftove, luftove

Lirine e fitove

Me gjak e mbulove

Token e baballareve tane.

 

Edhe pse jam e vogel

E di ç’eshte roberia

Ate nuk e le rehat

E shtrenjta liria.

 

                Vendlindjes  sime

Vendlindjen  time

E  dua  perjete

Ne  te  i  mbusha

Plot  14  vjet

 

Ne  ty  ulinda

Ne  ty  urrita

Si  lule  e  kopshtit

Si  diell  e  si  drita.

 

Vendlindjen  time

Shume  e  adhuroj

Aty  ku  çelin  lulet

Une  me  to  gezoj

 

Ne  vendlindjen  time

U  lind  UÇK-ja

Dhe  per  te  rane

Dhe  per  te  u   vrane.

 

Fitore  Hoti  KL  VIII-1

 

Dita  e  shkolles

10      Prilli  o  nxenes

       Eshte  nje  dite  e  bukur

       Te  gjitheve  na  bene

       Te  jemi  te  lumtur.

 

10      Prillin  e  bukur

       E  presim  me  gezime

Me  vjersha  te  bukura 

Kenge  e  recitime.

 

Fatmire  Bajraktari  KL  VIII-1

 

Arif  Spahiu

Ishte  dite  pranvere

Ishte  dite  me  shi

Ne  ishim  te  debuar

Larg  ne  Shqiperi.

 

Nga  lufta  i rraskapitur

Erdhi  nje  trim  i  ri

Dhe  na  tregoi  

Nje  lajm  te  zi.

 

Afer  shkolles  se  fshatit

Aty  ku  kishte  mesuar

Biri  i  ketij   populli

Per  Kosove  ishte  flijuar.

 

Diten  kur  degjova

Oh  sa  u  merzita

Te  kthehesha  ne  Kosove

Me  padurim  prita.

 

Ne  zemer  na  la  nje  plage

Qe  s’do  te  sherohet  kurre

Gjaku  i  tij  i  njome

Do  te  valevitet  ne  flamur.

 

Gjithmone  krenare

Qe  ishe  bir  shqiptari

Ne  beteja  te  rrepta

Gjithmone  i  pari.

 

Meqenese  edhe  ti

Nderrove  jete  i  ri

Te  gjithe  pernjeheresh

Te  themi  LAVDI!

 

Xhylie  Spahiu  KL  VIII-3

 

            Ktheni  tekstin  e  dhene  ne  trajten  normative  letrare :

 

Ne  te  zbardhun  te  drites  malazezet  sulmojne  fshatin.Ghithkund  ushtare  dhe  gra  malazeze  te  ngarkueme  rande  me  sende  te  grabituna.Krejt  popullsia  e  fshatit  kishte  ikun  dhe  vetem  nji  kulle  e  bardhe  rrin  ne  kambe  dhe  qet  tim.Ne  oborr  te  shpis  endej  nji  vashe  qe  ishte  ma  e  bukur  se  drita  e  mengjesit.Poeti  fillon  me  dyshue  se  tue  qene  vajze  e re, mos  kishte  zane  miqsi  me  ndonji  malazez.Tringe  e  quenin  vashen.Ajo  i  sherbente  te  vetmit  vlla  i  cili  ishte  plagosun  ne  lufte  me  malazezet.Ushtaret  kishin  hy  ne  fshat  dhe  kishin  fillue  me  e  djege.Tringa  e  hutueme  por  jo  e  friksueme  , mban  Currin  ne  krahnor  qe  ishte  tue  dhanun  shpirt.Mbasi  pergadit  vllane  e  vdekun, del  n’oborr  dhe  sheh  ushtaret  malazez  tue  iu  afrue  kulles  se  saj. Merr  pushken  dhe  qillon  nji  ushtar  , i  cili  keputet  i  vdekun. Bahet  gati   me  ia  shti  pushkes  fishekun  e  dyte, nji  plumb  mizuer  ia  skuq  ballin  e  gjane  dhe  bija  shqyptare, la  ne  gjak, rrezohet  te  praku  ideres  tue  mos  u  ra  malazezeve  ne  dore.

 

Ne te zbardhur te drites malazezet sulmojne fshatin. Gjithkund ushtare dhe gra malazeze te ngarkuara rende me gjera te grabitura. Krejt popullsia e fshatit kishte ikur dhe vetem nje kulle e bardhe rri ne kembe dhe nxjerr tym.ne oborre te shtepise rendte nje vashe qe ishte me e bukur se drita e mengjesit. Poeti fillon te dyshoje se duke qene vajza e re, mos kishte zene miqesi me ndonje malazez. Tringe e quanin vashen. Ajo i sherbente te vetmit vella i cili ishte plagosur ne lufte me malazezet. Ushtaret kishin hyre ne fshat dhe kishin filluar ta digjnin. Tringa e hutuar, por jo e frikesuar, mban Currin ne kraharor qe ishte duke dhene shpirt. Mbasi pergatit vellane e vdekur, del ne oborr dhe sheh  ushtaret malazez duke iu afruar kulles se saj. Merr pushken dhe qellon nje ushtar i cili keputet i vdekur. Behet gati per t’ia shtene pushkes fishekun e dyte, nje plumb mizor ia skuq ballin e gjere dhe bija shqiptare, lare ne gjak, rrezohet te pragu i deres duke mos u rene malazezeve ne duar.

                                                                                                                Ganimete Zogaj KL VIII3

 

 

 

 

 

 

 

FAQJA E GJUHES ANGLEZE

 

Prishtina, my favourite town

 

Prishtina is the capital of Kosova. It’s a beautiful town. There are usually a lot of cars, buses, lorries etc. The streets in Prishtina are clean now but the traffic is very busy.

The people are very friendly. There are some restaurants, hotels, shops and many modern buildings in it.

                There is some air pollution in Prishtina but people are making green spaces to prevent diseases. The weather is quite hot in summer and cold in winter but people are used to it. Prishtina is known for its university and this is proved by the students who are studying in other universities abroad; they are very successful.

                And I think that I have too many reasons to love Prishtina and to be proud of it. And in the future we’ll make Prishtina more and more beautiful.

 

Valbona Rusi kl VIII1

 

Spring

 

The 21-st March is the day of the spring. We all are happy in this season, because the grass, flowers, start to boom, everything around is green, and birds sing happily.

However, this spring was not like the last one, this time something strange happened, it snowed in the beginning of spring. Anyway, the snow is nothing because the spring is the season of life, and the sun will melt the snow very soon.

Spring is very beautiful and it’s the season I like most.

 

Besarta Morina kl VIII2

 

My village                                                                                                                7th March

                                                                                                                                   The seventh of March

I like my village                                                                                       is a nice day,

I was born there,                                                                                    because on this date

I’ve learned to write and read                                                                                it’s the Teacher’s day.

And to respect people                                                                                            we, all pupils

And my parents.                                                                                                      Are happy on this day

I like my villages fields,                                                                                          we give our teachers

Trees and flowers in there,                                                                                    some beautiful flowers

The bird when it sings                                                                                            and we congratulate

And the children when they play.                                                                        For their feast

The nature of my village                                                                                        because their work

Is very beautiful,                                                                                                     is saint.

I work and I live happily

And I go gladly to school.

                                                                                                      Arian Curri kl VII1

Vlora Voci VII3

 

We are the future of Kosova

 

Kosova was in danger for many years but now it’s free. We, young people, since we are future of Kosova, we must learn and work hard to serve our country properly.

Kosova is a very beautiful country but we must make it better and better, we must make our cities, schools, etc. more beautiful.

The KLA forces fought bravely during the war and brough us freedom but we also must work to win the peace and get the national independence.

 

                                                                                                                                Lirim Demiraj kl VII2

 

 

 

 

 

 

My fatherland                                      

 

I was born here

And I grew up here

Like a flower in the garden

Like a star of the sky.

I love so much

My fatherland,

Because I lived here happily,

And worked gladly

For fourteen springs.

Whenever I am

Whenever I go

I won’t forget it

But I’ll love it

Even more.

 

Valbona Rusi kl VIII­1

 

My school

                                                                                                                           

I like my school,

And I like my teacher,

Because they teach me,

A lot of knowledge.

 

In the free time,

I play with my friend,

I want to be the first,

And to be a champion.

 

Lirim Demiraj kl VII2

 

Kosova

 

For almost 100 years under Serbian   terrible regime. In the last war they killed many people and towns and villages but Kosova survived  again. Our army KLA fought against the enemy, making too many sacrifices and liberated the country. So, they were brave and defended the fatherland and won.

 Now our duty is to learn and work hard for it.

                                Besarta Ugraj kl VII2

 

 

Punimet e mesimdhenesve

                                          A VISIT IN DRENICA

 

(The bus stops and the teacher comes out.)

TEACHER: OK, children come out of the bus now!

BESNIKU: Did we arrive teacher?

TEACHER: Yes, we did. There is Prekaz over there.

AGIM: Are we going to walk there?

TEACHER: Yes, we have to walk about ten minutes.

                   (They walk.)

VLORA: Is this the house you have spoken us about?

TEACHER: Yes, that’s the house of the legendary commander Adem Jashari.

TEUTA: Oh, God. Did a whole army fight here…?

        (The teacher is pointing at the house and telling something to the children.

          Now we can hear him speaking.)

TEACHER: Look at this monument, children! It is called the Jasharajs’ Monument.

VLORA: It’s very magnificent, isn’t it?

TEACHER: Yes, it’s very sublime and it’s very symbolic…At that time the enemies were in our country.

AGIMI: The Serbian Chauvinists.

TEACHER: You are right. The Serbian Criminals and the other enemies.

BESNIKU: Did they kill Adem and Hamez Jashari here, teacher?

TEACHER: Yes, they did. They killed them right here, at very this place.

TEUTA: Both of them?

DRITA: Yes, they killed both of them, together.

TEACHER: Yes, they killed both of them and their family.

SHPRESA: Did they kill the children, too?

TEACHER: Yes, they killed the wives, the children, and all the other people that have been in this house.

SHPRESA: How horrible! Our enemies were very brutal, weren’t they?

AGIM: Yes, they were very brutal indeed.

VLORA: Did they really sing while they were fighting?

DRITA: Of course, they did. Adem and Hamez Jashari were very brave and they were not afraid of enemy.

TEACHER: Yes that’s true. They fought bravely against the enemy.

 

AGIM: And they gave their lives for the freedom of our people.

TEACHER: Yes, you are right. Moreover, they were the first members of KLA. Have you got any other question?

BESNIKU: No, we’re going to learn about this in history, I hope.

VLORA: Sorry. I have one more question. Are there many monuments in our country?

TEACHER: Yes, there are. The enemy killed thousands of people and they destroyed and burnt many villages and cities…

VLORA: And there were many heroes.

 TEACHER: Yes, there were many heroes in our country and people build monuments to their heroes. Any other question?

PUPILS: No, thank you.

TEACHER: OK, let’s get into the bus now!

DRITA: Where are you going now?

TEACHER: We’ll go to Prizren and visit the Prizren Albanian League.

AGIM: Oh, that’s great! Let’s go, please!

 

                                                                                Latif Hoxha 

          

 

 

 

ALFABETI  I FJALEVE TE  URTA

 

Ai qe vdes per atdhe, nuk ka vdek por ka le.

Buken t’hujit ia shtroni, por mei besu ,mos I besoni.

Copen e madhe haje, e fjalen e madhe mbaje.

Çdokush mbi kete dhe  e don vendin ku ka le.

Dija nuk falet, por fitohet tuj ndegju e tuj mesu.

Dhuna ta bjen dhunen, puna ta bjen punen.

Edhe shkollen ,edhe vetullhollen s’shkon.

Eshte lehte t’I flasesh dikujt per ate qe ai se di.

Fjala e embel  zen  miq dhe pajton armiq.

Gezimi I madh nganjehere te ben dem sa nje hidherim I vogel.

Gjarperi me duar thate nuk mbytet.

Hyqymeti eshte si uji e populli si zalli, uji tretet e zalli mbetet.

I dijshmi kujton se s’din e mson, e I padijshmi kujton se din e nuk mson.

Jepe jeten e mos e le besen.

Ku ka trima ka edhe trimeri.

Lufta eshte e drejte vetem kunder pushtuesit.

Llafe me pak e pune me shume.

Mos punofsh per atdhe  s’permendesh  mi ket dhe.

Ne lufte te shtire  njifen trimat e mire.

Njeriu I dijshem eshte si puna e bute e I padijshmi si puna e eger.

Ose qendro me vdeke ose rob perhere.

Pa shkrim e lexim ska mesim.

Qyqari  fshihet e trimi vritet.

Robnia robnon, e liria  liron.

Rrena ma e madhe asht me tregu  çka  t’nish.

S’lufton pushka por zemra e trimit.

Shqiptari per mik asht tret e asht fik.

Trimnia s’fitohet  tuj u lut, por tuj djeg barut.

Therra doli por varra mbeti.

Udha ka sy e gardhi ka vesh.

Vullnet kush ka , ai mberrin çdo gja.

Xekrri I fjales  eshte ma I shtire se I gjarprit.

Xhepi I nxehte, flet vete.

Ymri soset e punet nuk sosen.

Zemra e trimit rreh trimnisht.

Zhvillim dhe perparim, moj malsore, vjen veç neper msojtore.

 

                                               Zgjodhi: Muharem Morina

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

AFORIZMA

 

 

 

·         Enderrat e disave do te marrin fund kur t’i hape syte populli.

·         Ta bejme ne tonen derisa koha ta beje te veten-mendojne burokratet!

·         Askund nuk ka pergjegjesi; madje as koha nuk po i pergjigjet kalendarit.

·         Njerezit e duan te verteten, vetem kur s’ka te beje me ta.

·         Nxenesit shtiren se po mesojne, mesimdhenesit shtiren se po u besojne.

·         Ne kohe te veshtire me se miri e kane besimtaret; vazhdojne te besojne.

·         Puna per te gjithe duhet, te jete nder, megjithate per dikend eshte vetem kalim kohe.

·         Disa udheheqes persosshmerine e tyre e kerkojne ne persosshmerine e punetorit.

·         Per disa, orari i punes do te thote: tete ore pune e per disa tete ore ne pune.

·         Ne orkestrinen e shoqerise arsimi po i bie fyellit.

·         Eshte shume i kujdesshem, kurre nuk rreshqiti nga pozita.

·         Normat njerzore i caktojne  ata qe vleresojne se me se paku jane te obliguar  per t’iu permbajtur.

·         Ekzistojne miq edhe miq. Ironia me e madhe eshte se kur dehemi edhe armiqeve iu themi se i kemi miq.

·         Njerezit e denje per respect, edhe kur jane te dehur, duhet respektuar.

·         Ardhmeria e njerezimit perhere eshte mbeshtetur ne dashuri, ndersa urrejtja eshte shoqeruese e domosdoshme e saj.

                                  Latif Hoxha

 

MAHI PER TE GJITHE

 

Toni I vogel don’t te dinte perse floket e babait po rralloheshin aq shpejte.

“Mama, perse babai ka aq pak floke?”

“ Sepse”, pergjigjet mamaja, “ ai mendon shume”.

“Oh!”, bertiti Toni, “ e pse ti mama ke aq shume floke?”

 

Arsimtari I fizikes po iu tregonte nxenesve se trupat nga te nxehtit bymehen dhe nga te ftohtit tkurren. Pastaj kerkoi nga nxenesit qe t’I jepnin ndonje shembull. Agroni ngritet dhe I thote:

“ Po, zoti arsimtar, per shembull ditet ne vere jane me te gjata dhe dimrit me te shkurtera.

 

Mjeku I afrohet pacientit te tij dhe e pyet:

“Sot dukeni shume me mire.”

“Po”, I pergjigjet pacienti, “I ndoqa udhezimet ne shishen e ilaqit”.

“Çfare ishin ato?”, pyeti mjeku.

“ Mbajeni shishen te mbyllur mire”.

 

 Nje djalosh i bukur i jep nje kompliment nje zonje ne nje aheng:

“Oh zonje, jeni me te vertete e bukur!”.

Zonja duke e neglizhuar komplimentin e djaloshit i pergjigjet me cinizem:

“ Me te vertete me vjen keq qe nuk mund te te jap te njejtin kompliment.”

Djaloshi i ofenduar i thote:

“ Jo, zonje e keni shume lehte, vetem se duhet te genjeni edhe ju sikur se une!”

 

 

                                                Pergatiti: Latif Hoxha

 

Leter dashurie nga nje matematicient:

E dashura X

Dashuria jone eshte drejtez qe nuk perfundon askund, prej minus pambarim deri ne plus pambarim. Zemrat tona i lidhe nje segment dhe nuk i le te ndahen. Ti qendron ne mua si nje binom i ngritur ne katror. Je nje poliniom i pazberthyeshem per mua. Te kam si nje yll dhe do te ruaj ne kllapa te medha. Ke sjellje positive dhe ben pjese ne gjysmedrejtezen positive te jetes sime. Te lutem mbaje kete proporcion dhe te mos qendrojme kurre si dy drejteza qe nuk preken askund. Ne jemi nje bashkesi dyelementeshe dhe pa nenbashkesi tjeter. Tek ne ekziston vetia simetrike dhe dashurine tone e mban ne kulm te nje piramide. Qe ta ruajm kete dashuri duhet te bazohemi ne teorema te ndryshme, si Pitagores, Talesit etj.

                Te pershendese nga zemra!

                                                                                                                                I juaji Y

 

 

                                                                                                                  Pergatiti: SamedinHodaj

 

 

 

AKTIVITETET JASHTESHKOLLORE

Ne shkollen fillore “Dituria” ne Samadraxhe perveç punes edukativo-arsimore, sukses dhe pune e madhe behet edhe ne aktivitetet jashtemesimore,.Kjo behet ne perputhje me planprogramin vjetor te shkolles. Funksionojne grupet muzikore, recitatore ,valletareve, grupi dramatik si dhe ai sportiv. Me grupin e valletareve krenohemi me shume, i cili me valle koreografike te pergatitura nga arsimtaret e shkolles,jo vetem qe prezentohet me programin e vet jo vetwm ne shkolle por edhe ne manifestime ne nivel te fshatit dhe me gjere.

                                   

 Nw kete vit shkollor, funksionon grupi dramatik, i cili nen udheheqjen e arsimtarit Haxhi Papajt ka dramatizuar disa pjese teatrale. Vlen tw pwrmendet dramatizimi i njw fragmenti tw nxjerrw nga romani satiric i pambaruar i Faik Konicws me titull” Doktor Gjwlpwra zbulon rrwnjwt e dramws sw Mamurrasit”.

 Risi per grupin dramatik eshte se nw kete vit shkollor, nen udheheqjen e arsimtarit te gjuhes angleze,Latif Hoxha, pergatitet edhe nje pjese teatrale ne gjuhen angleze e quajtur:

“ The sad Princess” ( Princesha e pikwlluar). Eshte befasi e kendshme t’i shohesh paraqitjen e roleve ne kete skeç, ku nxenesit tane jo vetem qe e zoterojne permbajtjen e roleve te tyre, por edhe i interpretojne bukur.

 

             A E DINI SE …

1 cm ajer I ka perafersisht 27 000 000 000 000 000 000 000 molekula.

q       1 hektar siperfaqe e gjelberuar pastron 18 milion m3 ajer do te thote 100 m gjatesi, me 100 m gjeresi dhe 1800 m lartesi.

q       Çdo te ndodhte me njerezit ne toke sikur mos t’I ndalej rritja?! Ne ate raste- thone shkenctaret ne do te arrinim gjatesin afer 6 metra, ndersa pesha jone mesatare do te ishte rreth 250 kg.

q       Diametri I molekules se ujit qe eshte paramenduar si sfere eshte rreth 0.00000046 mm= 46 x 10-8 mm.

q       Truri I njeriut ka rreth 100 miliarde neurone (qeliza nervore) neper te cilat panderprere qarkullojne impulse elektrike me nje shpejtesi prej 300 km/h.

q       Bota per çdo vit shtohet rreth 80-90 milione banore, ose per çdo dite shtohet prej 200-240 mije banore, ne ore shtohen 9200-10 000 banore, ne minute 150-170 banore, ndersa ne sekond 2-3 banore.

q       Teshtitja e njeriut ka nje shpejtesi prej 170 km/h, ndersa kollitja ka shpejtesin e zerit ( 331.6 m/s).

q       Prej krijimit te njeriut te pare, ne toke kane jetuar afer 80 miliarde njerez! Aktualisht ne bote ka 6 miliarde njerez.

q       Oqeani boteror I cili ndahet ne 4 oqeane dhe 54 detera perben 96.5 % te te gjitha rezervave ujore ne planetin tone.

q       Nje vit drite I pergjigjet gjatesise se rruges, te cilen rrezet e diellit e kalojne per nje vit me shpejtesi 300 000 km/s, do te thote perafersisht 10 bilion km.

q       Po te vendoseshin molekulat e ujit njera pas tjetres ne nje vije te drejte, atehere ne nje meter gjatesi do te vendoseshin rreth 100 miliarde molekula te ujit.

q       Pesha e gjakut ne trupin e njeriut eshte perafersisht 1/12  e peshes se trupit te tij.

q       Vjetersia e galaktikes konsiderohet se eshte 10 miliarde vjete.Ndersa diametri I saj eshte rreth 100 000 vjete drite dhe permban rreth 250 miliarde yje.

q       Diametri I berthames se atomit eshte mezi afer 10 fm (femtometra), respektivisht 0.000 000 000 000 01 m.

q       Nje nga anijet me te shpejta kozmike, Voyager, udheton me nje shpejtesi 22 500 km/h, do te thote me pak se 10% e shpejtesise se drites.                                                                                        Latif Hoxha

 

 

Description of Product

Detailed description of a product. This description could include: Basic information about the line of products and any information that you might use to describe your product. $ 19.95

Description of Product

Detailed description of a product. This description could include: Basic information about the line of products and any information that you might use to describe your product. $ 19.95

Description of Product

Detailed description of a product. This description could include: Basic information about the line of products and any information that you might use to describe your product. $ 19.95

Description of Product

Detailed description of a product. This description could include: Basic information about the line of products and any information that you might use to describe your product. $ 19.95

 
Description of Product

Detailed description of a product. This description could include: Basic information about the line of products and any information that you might use to describe your product. $ 19.95

Description of Product

Detailed description of a product. This description could include: Basic information about the line of products and any information that you might use to describe your product. $ 19.95